Problemi më i madh tek telefonat e mençur nga Apple ka qenë hapësira e kufizuar për ruajtjen e të dhënave. Këtë fakt për një kohë të gjatë Apple nuk e ka korrigjuar.
Ekspertët e një firme për analiza të teknologjisë informativë kanë parashikuar se Apple në modelin e ri iPhone 7 do të dyfishoj hapësirën e memories. Pra, iPhone 7 do të vijë me 256GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave dhe 3 GB memorie punuese.
Po ashtu, pritet që ky model të ketë ekran më të madh se 5.5 inç si dhe kamerë të dyfishtë.