INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Apple, nis beteja ligjore për Error 53

Apple, nis beteja ligjore për Error 53

Publikuar më: 11:26 13-02-2016

Një studio ligjore amerikane ka hedhur në gjyq Apple për Error 53, ajo që bllokon iPhone-in që është rregulluar në një servis të paautorizuar nga kompania, duke e bërë të papërdorshëm.

Avokatët e studios ligjore Pcva e Siatëll kanë paraqitur ankesën në një gjykatë kaliforniane dhe kërkojnë të përfitojnë 5 milionë dollarë bashkë me riparimin dhe zëvendësimin e smartphone-ëve të prekur nga kjo çështje,

Error 53 prek telefonët e personave që kanë zëvendësuar tastin ‘home’ të iPhone 6 dhe iPhone 6s, i cili ka gjurmët dixhitale, apo përbërës të tjerë, si ekrani.

Pas përditësimit të sistemit operativ, smartphone bëhen të papërdorshëm. Përveç kësaj, riparimi i paautorizuar të bën të humbasësh edhe garancinë.

Për avokatët, Apple nuk i informoi përdoruesit, si dhe ‘ka dhunuar ligje të ndryshme në mbrojtje të konsumatorit”. Ata bëjnë krahasimin me një makinë, ku nëse e rregullon tek një mekanik i zonës, mjeti nuk do të ndizet më.

Article Logic
Execution time: 0.0037028789520264