INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Apple përfitoi 1 ton ar nga pajisjet e përdorura

Apple përfitoi 1 ton ar nga pajisjet e përdorura

Publikuar më: 09:56 18-04-2016

Një raport i fundit i gjigantit amerikan të teknologjisë thotë se Apple përfitoi pak më shumë se 1 ton ar nga produktet e veta të vjetra të nxjerra jashtë përdorimit.

Shifra tregon se përpjekjet e kompanisë për të ricikluar metalet kanë qenë të suksesshme duke reduktuar ndjeshëm sasinë e arit që kërkon çdo vit për produktet e reja, ar që nxirret nga minierat afrikane e ku shpesh punohet në kushte çnjerëzore nga kompanitë nënkontraktore.

Ari përdoret gjerësisht tek produktet e teknologjisë për aftësinë që ka si konduktor i elektricitetit. Në pamundësi të tij, ka kompani që e zëvendësojnë me bakër, një material shumë herë më i lirë, por me performancë po shumë herë më të ulët.

Sipas CNN Money çdo iPhone i shitur në 2011 ka 0.034 gramë ar, që e përkthyer në vlerë monetare është gati 2 euro. Vështirësia qëndron në rimarrjen e këtij ari nga aparatet teknologjike të vjetra dhe për këtë Apple thotë se ka shpikur një robot të quajtur Liam.

Vetëm vitin e kaluar Liam ka “thithur” arin nga 1.2 milionë pajisje Apple.

Article Logic
Execution time: 0.0033800601959229