Kompania Apple tashmë ka nxjerrë përditësimin e ri iOS 9.3 për iPhone, iPad dhe iPod touch. iOS 9.3 është një përditësim i rëndësishëm për sistemin operativ mobil të Apple, duke shtuar këtu karakteristika të reja si Night Shift, Touch ID Notes si dhe përmirësime në sistem dhe në aplikacionet bazë si Health, News, Notes.
Risia e re e sjellë nga gjigandi amerikan i teknologjisë “Night Shift” ndryshon ngjyrat e ekranit për të mos krijuar shqetësime gjatë gjumit, në këtë mënyre përdoruesit do ta kenë më të thjeshtë për të rënë në gjumë. iOS 9.3 funksionon në çdo pajisje që është e aftë të mbështesë iOS 9, duke përfshirë dhe iPhone SE. Përditësimi mesa duket është shumë i rëndë, plot 1.7GB