Për të gjithë adhuruesit e iPhone, do të doni ta keni patjetër!
Apple ka prezantuar një ngjyrë të re për iPhone 7, një të kuqe të cilës nuk mund t’i rezistoni dot. Ndërkohë që prodhuesi i iPhone ka ofruar kasa speciale të kuqe, kjo është hera e parë që ky produkt do të ketë këtë ngjyrë. iPhone 7 RED ka një përbërje alumini të kuqe dhe po del në treg si pjesë e partneritetit të Apple me (RED). Lajmërimi është bërë publik nga vetë drejtori ekzekutiv i Apple, Tim Cook. Partneriteti i Apple me (RED0 përfshin reklamimin e fushatën për mbledhjen e fondeve kundër AIDS. Më parë Apple e shndërroi App Store e tij në ngjyrë të kuqe për Ditën Botërore Kundër Sidës. Më datë 24 mars do të dalë zyrtarisht në treg iPhone i ri, në variantet me 128 dhe 126 GB, për çmimin fillestar të 749 dollarëve.