Fjolla Morina ka qenë një ndër personazhet më të komentuar muajt e fundit. Edhe pse në arrati, këngëtarja ka treguar se vijon normalisht me jetën e saj.
Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, ku ndan shpeshherë foto nga përditshmëria e saj. Së fundmi, Fjolla ka tërhequr vëmendjen me disa poza joshëse, teksa shfaqet me një fustan të zi që i vë në pah format trupore.
Të shumta kanë qenë komentet e ndjekësve, të cilët e kanë krahasur me Kim Kardashian. Fotot i ka rishpërndarë dhe bashkëshorti i saj, Fisnik Syla.
“Gruaja ime e bukur. Kim Kardashian? Jo është gruaja ime“, ka shkruar ai.