INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Aquarius’ drejt Spanjës, por përplas Italinë me Francën

‘Aquarius’ drejt Spanjës, por përplas Italinë me Francën

Publikuar më: 16:14 13-06-2018

Anija “Aquarius” me 629 refugjatë libianë, e bllokuar në det të hapur dy ditë më parë nga Italia dhe Malta i është drejtuar tashmë Valencias në Spanjë e cila në bazë të ligjit ndërkombëtar pranoi të priste anijen.

“Aquarius” raporton Euronews arrin këtë fundjavë në Valencia.

Por në BE ajo është kthyer në fenomen që ka bërë të “shpërthejë” sërish debati ku në lojë është futur edhe Franca.

Presidenti frances Macron e ka etiketuar fqinjin si “cinik” dhe të papërgjegjshëm”, por përgjigja për BE-në ka ardhur nga ministri i Brendshëm, Matteo Salvini.

“Nëse Evropa dëgjon, të flas tani ose të heshtë. Ne nuk mund t’i akomodojmë të gjithë”, ishte mesazhi i fortë i Salvinit.

Edhe kancelarja Merkel ka shprehur shqetësimin e saj duke paralajmëuar se një krizë mund të shpërthejë.

Article Logic
Execution time: 0.0036129951477051