INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arbana apo Luana?! E konfirmoi vetë moderatorja, ja kush do e prezantojë “BIG BROTHER VIP”

Arbana apo Luana?! E konfirmoi vetë moderatorja, ja kush do e prezantojë “BIG BROTHER VIP”

Publikuar më: 12:37 06-06-2021

Përgjatë kohëve të fundit në rrjet ka pasur kuriozitet të madh se kush do ta moderojë spektaklin “Big Brother Vip”, që pritet të startojë së shpejti. Pak ditë më parë “Kryefjala.com” zbuloi se Arbana ka qenë në studiot e televizionit, ku ka biseduar me vajzat e familjes Hoxha dhe është vendosur që përfundimisht ajo do të jetë drejtuesja e spektaklit.

Këtë lajm e ka konfirmuar dhe vetë Arbana, ndonëse në një mënyrë të tërthortë. Mbrëmjen e djeshme ishte finalja e emisionit “Dua të të bëj të lumtur” dhe gjatë një fjalimi falenderuar për stafin, moderatorja u shpreh: “Unë i vlerësoj të gjitha fjalët tuaj dhe mezi po pres të punojmë bashkë në atë që ju e dini që unë s’mund ta them”, u shpreh Arbana duke nënkuptuar se bëhet fjalë për nisjen e një rrugëtimi të ri."

 

Article Logic
Execution time: 0.0035769939422607