INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arbana dhe Top-i i hapin luftë njëri-tjetrit! Ja DETAJET që e vërtetojnë këtë

Arbana dhe Top-i i hapin luftë njëri-tjetrit! Ja DETAJET që e vërtetojnë këtë

Publikuar më: 13:34 07-11-2023

Që Arbana Osmani dhe Top Channel nuk i kanë punët mirë me njëri-tjetrin na u vërtetua edhe një herë.

Së fundmi moderatorja ka ndarë një foto nga kinemaja duke parë filmin “Killers of the Flower Moon”. Deri këtu asgjë e jashtëzakonshme.

Mirëpo fill pas kësaj “Top Channel Films” në Instagram ka shkruar një artikull të dedikuar ku sipas tyre, “Në kuadër të dashurisë” ka arritur t’ia kalojë edhe filmit “Killers of the Flower Moon”, i cili aktualisht po jepet në “Cineplexx” dhe po “përqafohet” jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë.

Një postim që sigurisht nuk kaloi pa u vënë re dhe pa bërë bujë, një thumb i hapur për Osmanin e cila deri tani nuk e ka promovuar asnjëherë filmin “Në kuadër të dashurisë”.

Article Logic
Execution time: 0.0034379959106445