INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arbana e ironizoi publikisht, Balina Bodinaku i përgjigjet ’dhëmbë për dhëmbë’: Nuk është e bukur…

Arbana e ironizoi publikisht, Balina Bodinaku i përgjigjet ’dhëmbë për dhëmbë’: Nuk është e bukur…

Publikuar më: 11:28 18-05-2023

E ftuar ditën e sotme në emisionin “Pardon My French” ishte Balina Bodinaku 

Moderatorja Arbana Osmani bëri një deklaratë për Balina Bodinakun, ish-opinioniste e këtij reality show gjatë edicionit të parë të këtij spektakli. Ndërsa po i tregonte Arbër Hajdarit dhe Zhaklina Lekatarit se do e kishin më të lehtë punën nëse nuk do i qëndronin besnik deri në fund mendimeve të tyre dhe do i dilnin krah Luizit, Arbana shtoi: “Ju do e kishit më të lehtë të bëheshit fansa…Vitin e kaluar kemi patur opinioniste që janë bërë fansa”.

Po a mund të afeksionohesh me një personazh kur je në pozicionin e opinionistit? Vetë Balina u shpreh: 

Kanë qenë dy reagime, nuk e kam parë vetë live por kontaktin e parë e pata me furinë e mesazheve në Instagram që më erdhën. Nuk është e bukur dhe nuk është korrekte të diskutosh dhe të flasësh në kontekst negativ për një person që nuk ndodhet aty. Për më tepër jashtë kontekstit sepse je me personazhe të tjerë dhe në kohë tjetër. Megjithatë kur e pashë më ftohtë më mbrapa mendova që ka një gjë që nuk shkon dhe e gjykova si një shkarje e situatës nga ana e Arbanës duke qenë se herën e fundit që kisha folur me të ishte për të më ftuar pikërisht si një opinioniste në BBV.

"Më dukej sikur shkelja mbi gjarpërinj...", Roland Bejko tregon arsyen e vërtetë të kandidimit në garën për Tiranën: Nuk pretendoja për kryetar partie
Grabitet posta në Tiranë, dalin detajet e para
A afeksionohesh? Afeksionohesh me të gjithë praktikisht. Mua edhe tani më merr malli për personazhet e BBV1. Për sa kohë është opinioni im, nuk ekziston objetiviteti. Kur ti mban një opinion realisht nuk ndahesh dot nga ajo që ti je nga parimet, nga vlerat, nga ato që ti beson nga mënyra se si e sheh botën, nga ndjeshmëria jote, nga qasja që ke për fenomenet e ndryshme kështu që nuk e filtron dot opinionin tënd nga ajo që ti je. Në këtë kuptim opinioni i gjithkujt është subjektiv nuk ka një opinion objektiv dhe të gjithë shprehin atë që janë. Unë nuk e kuptoj fjalën fanse në këtë rast. Nuk ka sens. ajo ndodhta nuk ka me ta falë”, shkruan Nita në “Instastory”.

Article Logic
Execution time: 0.004019021987915