Ndonëse një e hënë e zymtë sa i përket kohës, duket se për Arbana Osmanin ka rezultuar plot ngjyra. E themi këtë pasi prezantuesja simpatike ka njoftuar përmes Instagramit të saj se do të rikthehet në sezonin e ardhshëm, të 9-të, të reality show-t Big Brother. Një spektakël ky që vitin e kaluar ishte nën drejtimin e kolegut të saj Ledion Liço. Jo më kot i përmendëm ngjyrat, pasi nga postimi i Arbanës vumë re tek tuk disa note ironie por njëkohësisht edhe humori me shprehje si "Nëse deri atëherë nuk kam nisur ndonjë beb tjetër" apo "Taksirat".
Hmmm të themi të drejtën për neve është më tepër kënaqësi të shohim Arbanën në skenën që i përshtatet më mirë. Ndonëse nuk mund të themi të njëjtën gjë për mikun e saj Ledionin, i cili është përmbajtur goxha në ripostimin e këtij lajmi në Instagram duke komentuar thjesht "E kshu kshu". Interesante!