INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arbana Osmani flet për herë të parë rreth shtatzënisë [FOTO]

Arbana Osmani flet për herë të parë rreth shtatzënisë [FOTO]

Publikuar më: 16:03 27-06-2020

Siç tashmë dihet, moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani është në pritje të ëmbël. Ajo dhe partneri, Eduart Grishaj do të bëhen së shpejti prindër. Moderatorja nuk ka publikuar shpesh në rrjete sociale rreth shtatzënisë, duke preferuar ta shijojë larg vëmendjes së mediave dhe publikut. Mirëpo si gjithmonë ka postuar vazhdimisht ushqime në Instastory. Nisur nga kjo ndjekësit janë bërë merak se po gatuan ushqime që nuk duhen konsumuar gjatë shtatzënisë.

Së fundmi, Arbana i ka sqaruar të gjithë ndjekësit që i duan të mirën, se jo çdo ushqim që publikon, konsumohet nga ajo. Ajo është shprehur se në këtë periudhë gatuan më shumë për familjen dhe miqtë.

Po ashtu moderatorja ka folur për herë të parë rreth shtatzënisë, duke u shprehur se është një rrugëtim shumë i bukur por privat.

“Duke ju falenderuar të gjithëve për këshillat dashamirëse dhe përkujdesjen, më duhet t’ju them që jo çdo gjë që gatuaj e konsumoj unë. Shpeshherë (e sidomos tani), gatuaj më shumë për familjen dhe miqtë të cilët nuk do t’i privoja kurrë nga të shijuarit e gjërave që unë nuk ha dot, ose që mua nuk më pëlqejnë. Më besoni që do isha shumë e mërzitshme nëse do publikoja vetëm gatimet e mia “të shëndetshme” (dhe kalorike) që po ha këtë periudhë. Shtatzënia për mua është një rrugëtim shumë i bukur por shumë personal, që kam zgjedhur ta mbaj privat, edhe sa i takon ushqimit. Besoj që çdo nënë e di më mirë vetë se cila është më e mira për të dhe për fëmijën që do sjellë në jetë. Ju dua", ka shkruar moderatorja.

munitk.png

Article Logic
Execution time: 0.0021059513092041