Arbana Osmani është një ndër moderatoret më të njohura në vendin tonë dhe shumë e pëlqyer nga publiku. Prej vitesh ajo ka drejtuar emisione të ndryshme dhe popullariteti i saj është rritur ndjeshëm. Mirëpo siç duket Albana Osmani paska një kritikë për motrat Kardashian.
Ajo ka publikuar një foto në Instagram ku dallohet një artikull i “Huffingtonpost” i cili analizon se të ndjekësh serialin e “Kepping Up Ëith The Kardashian” të bën një njeri më të keq.
Artikulli ka marrë në studim disa grupmosha dhe tregon se ata që e ndjekin e shohin realitetin dhe jetën me një sy tjetër duke u bazuar gjithmonë tek luksi, pasuria. Kjo ndikon në mënyrën e formimit dhe arritjeve në jetë.
Arbana e ka fshirë foton vetëm pak minuta pasi e ka postuar, por “revistaclass” ka arritur ta kapë në kohë. Nuk dihen arsyet se pse moderatorja e ka fshirë gjithsesi kuptuam që Arbana nuk e pëlqen klanin “Kardashian”.