INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arbana Osmani, Olta Gixhari dhe Sara Karaj kanë një të përbashkët në pritjen e ëmbël

Arbana Osmani, Olta Gixhari dhe Sara Karaj kanë një të përbashkët në pritjen e ëmbël

Publikuar më: 15:24 29-06-2020

Lajmet e ëmbla kanë qenë të shutma gjatë këtyre ditëve. Kanë qenë vetë vajzat e shoëbizit shqiptar që kanë bërë publike lajmin se do bëhen nëna dhe tre prej tyre janë Arbana Osmani, Olta Gixhari dhe Sara Karaj. Ndonëse asgjë nuk i lidh me njëra-tjetrën, të tre vajzat kanë një të përbashkët në shtatzënitë e tyre. Të treja po presin të bëhen me djem.

Gjinia e fëmijës që po pret moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani u zbulua të shtunën nga surpriza e stafit të “Dua të të bëj të lumtur”. Stafi i dhuroi Arbanës rroba për vogëlushin në ngjyrë blu që zbuloi edhe faktin se Arbana dhe Eduarti do bëhen me një djalë.

Olta Gixhari ndonëse është munduar mos ta zbulojë gjininë e fëmijës, ajo la të kuptohet se po pret djalë gjatë një bashkëbisedimi me gazetaren Klotilda Harka. “Burri e do çun patjetër. Unë do doja t’i plotësohej dëshira atij”- tha Olta.

Vlogerja dhe makeup artistja Sara Karaj e zbuloi gjininë e bebit që po pret përmes një videoje në Youtube. Sara zbuloi se do të bëhet me djalë dhe në videot e mëparshme e ka shprehur gjithmonë dëshirën që të bëhej nënë e një djali./revistawho.com

Article Logic
Execution time: 0.0032079219818115