Arbana Osmani lajmëron gjëra të mira në horizont. Mesa duket moderatorja e njohur shqiptare ka në plan të na mahnisë sërish. Çfarë po ndodh vallë?
Spektakli i Arbana Osmanit po afron. "Dua të të bëj të lumtur", nis në shkurt dhe duket se stafi po merret me përgatitjet e fundit. Arbana ka qenë sot në zyrat e Top Channel, ku ka gjetur dhe një kënd me diell për të realizuar një foto. "Gjëra të mira rrugës", shkruan prezantuesja.
Ndërkohë, Ermal Mamaqi e ka ndier menjëherë çfarë po afron, programi që kishte konkurrent sezonin e kaluar. "Hajt për hajër mi goc...prapë e?", shkruan ai.