Arbana Osmani është një ndër moderatoret më të dashura dhe më të talentuara të ekranit shqiptar. Por edhe pse është një personazh i njohur publik, Arbana tregohet disi e rezervuar kur bëhet fjalë për familjen e saj. Ajo është motra e vetme e dy vëllezërve, ndaj në ato pak herë që moderatorja ka folur për ta, ajo ka treguar se një marrëdhënie tejet të ngushtë me vëllezërit.
Ndonëse postimet publike me familjarët e saj, janë tejet të rralla, së fundmi Arbana postoi një foto me të vëllain Shpatin, ku e quan veten fanse të tij. “Shpati me një fanse”; shkruan moderatorja e “Dua të të bëj të lumtur” krah fotos nē të cilën ajo duket e qeshur teksa përqafon të vëllain.