INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arbana Osmani rrëfen e përlotur për sëmundjen e nënës së saj [FOTO]

Arbana Osmani rrëfen e përlotur për sëmundjen e nënës së saj [FOTO]

Publikuar më: 09:03 12-05-2019

Arbana Osmani është një nga moderatoret më të suksesshme dhe më e dashur për publikun shqiptar.

Mbrëmjen e kaluar në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” është transmetuar një histori mjaft prekëse ku ka prekur dhe moderatoren. Mbrëmja u mbyll me një të ftuar speciale që ishte Irma Libohova.

dd1.jpg

Historia ishte se një nënë kishte vuajtur shumë nga ana shëndetësore dhe ishte operuar dy herë për shkak të një sëmundjeje të rëndë që kishte kaluar.

E përlotur, moderatorja gjatë bashkëbisedimit rrëfeu për herë të parë historinë e vështirë personale që kishte kaluar në fëmijëri.

dd-1.jpg

“Nëna ime u diagnostikua me kancer. Mbaj mend që isha shumë e vogël në atë kohë dhe e vuajta shumë atë gjendje të sime ëme. Unë doja të dëgjoja vetëm një fjalë prej saj, doja të më thoshte që do ishte mirë dhe që do luftonte për ne, këtë dua t’i thuash edhe ti vajzës tënde që ke përballë, fëmijëve të tu”, u shpreh moderatorja.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035829544067383