INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arbana Osmani thyen premtimin

Arbana Osmani thyen premtimin

Publikuar më: 15:39 26-04-2016

Ndodh që premtimet e bëra  të mos mbahen.

Kështu ka ndodhur edhe me moderatoren e njohur të Top Channel  Arbana Osmanin e cila i ka surprizuar fansat me vendimin që ka marrë së fundmi. Nëpërmjet një postimi të bërë, ajo ka lajmëruar hapjen e faqes së saj në Facebook duke iu thënë fansave se kjo është faqja e saj zyrtare. Arbana gjithmonë ka qenë e rezervuar me jetën e saj private duke qëndruar sa më larg rrjeteve sociale dhe vetmja që mbante ishte llogaria në Instagram. Edhe pse shpesh e ka përmendur gjatë emisioneve që prezantonte se ishin të shpeshta rastet kur i hapnin faqe fake në Facebook, këtë herë kjo është një faqe në të cilën moderatorja  zotëron një profil të vërtet.

 Mesa duket Arbana ka zbatuar atë shprehjen: "Kurrë mos thuaj kurrë”.  Ndërsa ajo më parë nuk kishte asnjë akses apo marrëdhënie të mirë me rrjetet sociale, madje edhe është inatosur me një llogari në Facebook që fliste në emër të saj , sot ajo del me statusin: “Mos më pyesni se përsë e kam marrë këtë vendim, sepse as vetë nuk e di”. Por ajo që dihet është së tani faqja e Arbanës do të jetë ajo që do mbajë numrin më të madh të ndjekësve.

 

Article Logic
Execution time: 0.003593921661377