Arbana Osmani është një nga moderatoret, të cilat pasionin e saj për radion dhe televizionin i’a ka arritur t’i kthejë në një profesion dhe të jetë mjaft e suksesshme në të.
Me emisione të suksesshme, me protagonizëm në prime time, me rekorde audience dhe shikueshmërie, Arbana Osmani i ka provuar vetë medias ku është pjesë, por edhe fansave të shumtë se në jetë mund t'ja dalësh gjithmonë falë disa komponentëve siç janë: talenti, pasioni dhe puna e palodhur!
Me anë të një postimi në “InstaStory” Arbana ka vendosur që të ndajë me ndjekësit e saj, një këshillë për të gjithë femrat dhe rrugën e vështirë drejt suksesit:
“Mënyra më e sigurt për të ndihmuar një grua të suksesshme është ti thuash asaj që nuk mundet"! – ishte shprehja që Arbana ndau me ndjekësit.
Moderatorja na sugjeron se sfidat janë ato që e motivojnë një femër të suksesshme dhe fakti që gjithmonë vihen në pikëpyetje për aftësitë e tyre të vërteta.