Arbana Osmani, moderatorja e njohur e cila tashmë është në pritje të fëmijës së saj të tretë ka pak më shumë kohë se zakonisht për ndjekësit e saj. Në një ask në Instagram, Arbana është pyetur ndër të tjera edhe për programin që moderon e në të cilin është pa diskutim simbol.“Të bëj atë pyetjen që ke një jetë që e dëgjon?” – ka pyetur një ndjekës i cili kërkon të dijë se kur do të nisë Big Brother Vip 2.
Prej kohësh Arbana ka bërë me dije se programi do të ri-vijë në dhjetor, ndërsa nuk ka dhënë një datë të saktë. Edhe këtë herë ajo nuk ngurroi t’i përgjigjet pyetjes.
“Në fund dhjetori kemi thënë pra” – shkroi Arbana duke qeshur.