Arbana Osmani është një ndër moderatoret më të njohura në vendin tonë dhe shumë e pëlqyer nga publiku. Prej vitesh ajo ka drejtuar emisione të ndryshme dhe popullariteti i saj është rritur ndjeshëm. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale ku poston shumë foto e video nga përditshmëria, por edhe qëndron në kontakt me ndjekësit e saj.
Por për çfarë shpenzon më shumë Arbana? Këtë na e ka treguar ajo me anë të një postimi në Instagram me një foto Horoskopi. Moderatorja e njohur ka publikuar një imazh ku përshkruhet sesi personat e shenjës së demit i shpenzojnë paratë! Dhe një pjesë e mirë e parave të “demave” shkon për ushqim dhe kush më mirë se Arbana e di këtë e cila na ka treguar gjithmonë pjatat e saj të shijshme.