Një dramë e re, të paktën sipas njerëzve në rrjetet sociale. Këta të fundit mendojnë se Albana Osmani thumboi Arbana Osmanin.
Si nisi e gjitha? Në postimin ku Sara Hoxha i uron suksese bashkëshortit, Ledion Liços, për nisjen e sezonit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, Albana Osmani shkruan:
“Publiku e ka dashur që fëmijë Ledionin. [Ai] nuk u bë ai që është as me stisje, as me bërryla, as me stil si shumëkush që publiku as e ka idenë, se janë mësuar të shohin vetëm çfarë ‘shitet’ bukur shpeshherë. Ai është ndër më të mirët që ka pas dhe ka Shqipëria. Super profesionist! Do të jetë progres dhe shumë entertainment ta shohësh. Do jem duke duartrokitur për ju!”
Në komente, disa njerëz bien dakord me Albanën, e të tjerë vënë në dukje se sipas tyre komenti i drejtohet tërthorazi Arbanës.
Kujtojmë se Albana dhe Arbana nuk kanë pasur kurrë miqësi. E ftuar në “Shiko kush luan” kohë më parë, gjatë lojës “Paintball”, Albana u pyet se me “cilët gazetarë/prezantues nuk flet fare?”
“Kemi bërë qoka ‘Gëzuar Vitin e Ri’ njëherë në 700 vjet. Nuk e di, nuk kemi patur kurrë miqësi dhe nuk e kam kuptuar asnjëherë pse. Ndoshta ngaqë jam më e gjatë dhe i shoh gjërat pak më nga lart,” tha Albana para se të shënjestronte foton e Arbanës.