Dy moderatoret e njohura, Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu, prej vitesh ruajnë një miqësi të rrallë. Pavarësisht se të dyja janë të angazhuara me punë në emisionet e tyre, sigurisht që gjatë javës gjejnë edhe kohë për të kaluar disa momente të këndshme së bashku.
Dhe siç duket ditën e sotme e kanë kaluar bashkë, me një aktivitet shumë ndryshe, por me siguri me insistimin e Arbanës pasi Xhemi qenka dembelja e grupit. Në një fotografi që Arbana ka publikuar në ‘Instagram’, të dyja moderatoret shfaqen të veshura sportive dhe duket se e kanë shijuar shumë shëtitjen në natyrë.
Ku ka më mirë se të bësh “hiking” me shoqen e ngushtë, por në fakt ajo nuk duhet të jetë dembele. S’ka gjë Xhemi edhe ne do mendoheshim dy herë para se të bënim një ngjitje të tillë në mal.