INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arben Ahmetaj humbet në bixhoz, lë 80 mijë euro në kazino?!

Arben Ahmetaj humbet në bixhoz, lë 80 mijë euro në kazino?!

Publikuar më: 08:13 23-08-2016

Ish kryeministri Sali Berisha sjell një tjetër denoncim për anëtarët e qeverisë së Edi Ramës. Këtë radhë nën monitorim ka qënë Ministri i Financave Arben Ahmetaj. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, Sali Berisha thotë se Arben Ahmetaj ka humbur 80 mijë euro në një kazino në një hotel me 5 yje në Greqi.
Sipas Berishës, Ahmetaj ka dërguar urgjent shoferin e tij në doganën e Bilishtit për të marrë shumën në fjalë, në mënyrë sipas tij, që të mos mbahej peng.
Reagimi i Berishës:
“Emigranti dixhital informon:
Arben Ahmetaj alias Tom Cruise po pushon në Kaklidiki në hotelin më të shtrenjtë.
Ministri Ahmetaj la në një natë, në Kazinonë e Hotelit, 80 mijë euro.
Ministri Ahmetaj dërgoi urgjent shoferin në doganën e Bilishtit për të marrë nga hajdutët e tij aty edhe 80 mijë euro që të paguante dhe të mos e mbanin peng! sb
“Përshëndetje Doktor Berisha jam një punëtor shqiptar që punoj këtu në një Hotel në Kalkidiki të Greqisë. Këtu në hotel me 5 yje po kalon pushimet Ministri Arben Ahmetaj, shokë të mij të punës e kanë parë atë në kazinon e Hotelit Porto Karra. Eshte hoteli me famoz atje. Ka marrë dhomën më të shtrenjtë.
Ministri brenda një nate atje ka lënë 80 mijë euro. Edhe ka çuar shoferin e tij në doganën e Bilishtit po atë natë të marrë 80 mijë euro të tjera se rrezikonte ta mirrnin peng po të mos dorëzonte paratë!”

Article Logic
Execution time: 0.003838062286377