INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arben Imami del hapur kundër Bashës: Shkatërroi PD-në, duhet të jepte dorëheqjen

Arben Imami del hapur kundër Bashës: Shkatërroi PD-në, duhet të jepte dorëheqjen

Publikuar më: 20:07 10-03-2018

Mbledhja e Kryesisë, ngritja e një grupi pune për ndryshime në statut, si dhe thirrja e Kuvendit Kombëtar në Pranverë, për një nga themeluesit e Partisë Demokratike dhe ish-Ministrin, Arben Imami janë hapi i fundit i Lulzim Bashës, për ta mbyllur partinë ndaj zërave kritikë.

Në një intervistë për televizionin Klan, Imami, i lënë jashtë Grupit Parlamentar demokrat nga Lulzim Basha, e akuzon këtë të fundit si shkaktarin e vetëm të rrënimit të Partisë Demokratike, për shkak të paaftësisë së tij politike.

“Me këtë mënyrë drejtimit të partisë dhe me këtë kryetar, PD të mund të dali matanë, mundësinë janë zero, jo të pakta por zero. Nëse e ka të pamundur, të largohet… një njeri i paaftë në fakt për ta bërë këtë punë, këtë nuk e them unë por e tregojnë sondazhet.”-tha Imami.

Imami, i cili refuzoi propozimin e Lulzim Bashës për të qenë pjesë e grupit të punës i ngritur për të shqyrtuar ndryshime në statut, flet për rrugën e statutore që duhet ndjekur, e cila është e ndryshme nga ajo që kryesia vendosi të enjten e shkuar.

“Ajo që do duhej bërë është që të mblidhet këshilli kombëtar, duhet të ketë një grup pune i cili të jetë garanci për të gjitha palët që kongresi të ketë debatin e duhur.”-shtoi ish Ministri.

Imami thotë se nuk është dhe nuk ka asnjë plan për t’u përfshirë në ndonjë lëvizje brenda Partisë Demokratike.

“Fantazi politike, nuk e angazhoj veten me këto ide…”-theksoi Imami.

Pjesëmarrja në protestën e organizuar nga opozita në 27 Janar nuk është tregues i opozitë-bërjes, por është tregues i pakënaqësisë popullore ndaj qeverisë Rama.

“Qeveri më të keqe se kjo s’ka patur ndonjëherë Shqipëria… duke qenë se qëllimet e zotit Basha në PD nuk janë politike por financiare, ai I ka përdorur të gjitha këto protestën etj, për të përmirësuar pozicionin e tij në negociata për qëllime financiare dhe jo politike”-tha Imami.

Pavarësisht vlerësimit të ulët që ka për Lulzim Bashën, ai zgjedh të mos komentojë akuzat në adresë të tij për kontratat e lobimit me kompani ruse, sa kohë që ka një hetim ende në zhvillim për këtë çështje.

“Zoti Basha tha që nuk ka lidhje dhe unë jam I prirur ta besoj, nuk kam interest ë kundërt. Nëse diçka e tillë është e vërtetë, atëherë është diçka personale, do ishte mirë që zoti Basha të fliste jo në emër të PD-së për këtë çështje porn ë emrin e tij”-tha Imami.

Article Logic
Execution time: 0.0035560131072998