Arben Mevlani ka emocionuar në fjalimin e dasmës së Arminës dhe Shkëlzenit. Duke i uruar çiftit shumë urime dhe jetë të lumtur, ai tha se nuk e priste kurrë që Armina do e bënte krushk me Sali Berishën.
“Që do bëja një krushk e dija, po se do më bënte Armina krushk me Sali Berishën, këtë se dija”, ka thënë ai midis të tjerash.
Gjithashtu edhe ish-kryeministri Berisha ka mbajtur një fjalim. Në fjalimin e tij, Berisha është shprehur se merita më e madhe e Shkëlzenit është që ka arritur të fitojë zemrën e Arminës.
“Merita më e madhe e Shkëlzenit, është se arriti të pushtojë zemrën e Arminës”, ka thënë Berisha mes të tjerave.