INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arben Ndoka ka një mesazh për vëllanë e vrarë: Ky rrugëtim u pre nga…

Arben Ndoka ka një mesazh për vëllanë e vrarë: Ky rrugëtim u pre nga…

Publikuar më: 11:12 10-12-2017

Ish-deputeti socialist Arben Ndoka në një postim në rrjetin social facebook i ka dhënë lamtumirën vëllait të tij Aleksandër Ndoka i cili u ekzekutua një ditë më parë në Lezhë.

Në një mesazh të ndjerë ai shkruan se i vëllai ka kaluar nëj jetë të vështirë dhe se i është dashur të punojë që në moshën 16-vjecare. Krahas përshkrimit të detyrave që Aleksandër Ndoka ka ushtruar, ish deputeti e përshkruan të vëllanë një njeri të dashur me shumë energji pr rrugëtimi i të cilit u pre nga ligësitë.

Ai shprehet se e ka bërë gjithmonë të ndihet krenar.

‘Qofsh i parajsës vëllai im i dashur’ e mbyll shkrimin e tij ish deputeti socialist.

Postimi i plotë

Vellai im i ndjere, ka kaluar nje jete me sfida e vuatje qe ne moshe te mitur. 16 vjeç nisi punen tek ferma e Torovices, pastaj tek Fabrika e tullave, nje pune e rende per moshen, por fale kurajos dhe forces se tij nuk ndalej para asgjeje. Me vone punoi ne ndermarrjen frutore dhe ushqimore. Ishin pune te thjeshta, por ai kurre nuk pertoi. Nderkohe ndiqte dhe studimet. Kishte ambicie per te qene sa me i realizuar ne karriere, duke punuar per 17 vite ne Policine Ndertimore ( INUK), pastaj u be anetar i keshillit bashkiak, duke qene jo vetem aktiv politikisht, por njekohesisht i ndjeshem ndaj problemeve te cdokujt qe i paraqitej ne zyre apo ambjente te tjera.

Ishte njeri i dashur per te gjithe, i suksesshem ne karriere dhe biznes, e aq shume energji jepte per njerezit dite dhe nate.
Gjate gjithe rrugetimit te jetes se tij me ka bere krenar sepse linte kudo respekt dhe kishte vlerat qe i kane hije nje burri. Punoi me djerse dhe krijoi gjithcka me mund dhe sakrifice. Ky rrugetim u pre shum shpejt nga ligesite qe mbulohen nga erresira e nates. La pas shume njerez qe vajtojne per te, sidomos familja e tij.

Qofsh i parajses Vellai im i dashur!

Article Logic
Execution time: 0.0039801597595215