INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arben Ristani: Rama jo vetëm kryeministër, por edhe kryeparlamentar, kryeprokuror... [VIDEO]

Arben Ristani: Rama jo vetëm kryeministër, por edhe kryeparlamentar, kryeprokuror... [VIDEO]

Publikuar më: 14:51 25-01-2018

I ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv, politikani i njohur Arben Ristani, i ka ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë në protestën e 27 janarit për të kërkuar të drejtat e tyre.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, ka ngritur disa problematika madhore,  të cilat mbajnë firmën e qeverisë aktuale, si ekonomia e dobët, prishja e rendit dhe sigurisë dhe mungesa e drejtësisë.  Këto faktorë sipas ish-deputetit të PD-së, po shkatërrojnë Shqipërinë dhe demokracinë në vend.

Sipas zotit Ristani, duhet të protestojmë sepse aktualisht mungon barazia, mungon drejtësia në përgjithësi.

“Kemi një gjendje të keqe dhe sidomos për ekonominë ka shumë vend për të protestuar. Përveç ekonomisë duhet protestuar për mungesën e barazisë, mungesën e drejtësisë në përgjithësi në këtë vend. Të gjitha vatrat e protestave që po ndodhin në vend janë pikërisht për këtë mungesë drejtësie”, është shprehur Ristani.

 Ai gjithashtu fajëson kryeministrin aktual, për situatën kautike që është krijuar në vend. Sipas tij, kemi një kryeministër, që nuk është vetëm kryeministër, por është edhe kryeparlamentar, është edhe kryeprokuror, është edhe kryegjyqtar.

“Kemi një kryeministër, që nuk është vetëm kryeministër, por është edhe kryeparlamentar është edhe kryeprokuror është edhe kryegjyqtar, pra kemi cenuar edhe demokracinë,  dhe për këto 3 arsye për varfërinë për drejtësinë dhe për demokracinë ia vlen të protestosh”, është shprehur Arben Ristani.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:  

Article Logic
Execution time: 0.0037920475006104