Arben Ristani është një nga politikanët më të njohur në radhët e Partisë Demokratike, por ndoshta nuk e dinit që ai vjen nga një familje artistësh.
Ish-deputeti i PD-së e ka rrëfyer këtë për herë të parë në emisionin “Kolaudim” në In Tv, ku u shpreh se gjyshi dhe djali i xhaxhait të tij, pasi erdhën nga Argjentina ku ishin si emigrantë, u vendosën në Tiranë dhe vijuan punën e tyre si fotografë profesionistë.
Ristani ndër të tjera shtoi se ata kanë eksperimentuar të parët dritën artificiale në studio dhe gjyshi i tij ka qenë në dasmën e mbretit Zog.
Fotot e mëposhtme janë foto të ‘45 dhe janë marrë nga arkivi i Kombeve të Bashkuara.
Për më shumë shikoni videon dhe fotot e mëposhtme: