Prej kohësh tashmë Fero dhe Arbenita Ismajli janë në një lidhje dashurie. Fillimisht ata u munduan ta mbajnë të fshehur romancën e tyre, por më pas dolën hapur për të treguar se sa shumë e duan njëri-tjetrin.
Çifti publikojnë shpesh foto e video në rrjetet sociale me të cilat na tregojnë se janë të dashuruar kokë e këmbë, por edhe pse jetojnë larg njëri-tjetrit ata gjejnë kohë për t’u takuar e për të kaluar goxha kohë cilësore.
Arbenita është shumë simpatike dhe seksi, por mesa duket nuk ndihet dhe aq mirë me trupin e saj dhe ka vendosur t’i futet fuqishëm palestrës. Ajo ka publikuar një video në Instastory ku shfaqet me të brendshme teksa shkroi:
“Përshëndetje, kam vendosur të shkoj në palestër të mërkurën dhe të jem shumë strikte lidhur me këtë. Më duhen disa shprehje motivuese.”
Keni ndonjë shprehje interesante për Arbenitën?