INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arbenita e Feros ''i veshi'' fustanin e saj, Kim Kardashian merr vendimin DRASTIK, ja çfarë ka bërë! [FOTO]

Arbenita e Feros ''i veshi'' fustanin e saj, Kim Kardashian merr vendimin DRASTIK, ja çfarë ka bërë! [FOTO]

Publikuar më: 12:18 21-02-2019

Që stili i motrave Kardashian-Jenner është një nga më të preferuarit këtë mund ta kuptojmë duke parë postimet e rrjeteve sociale. Femrat kudo në botë po frymëzohen nga motrat, nga stili i veshjes apo i jetës. Para pak ditësh, Kim Kardashian postoi një foto me një fustan ngjyrë të artë, ndërsa në mbishkrimin e saj shkruante:

“Duke parë disa foto të vjetra, gjeta këtë veshje të artë që Kanye bëri për mua për udhëtimin në Miami verën e kaluar. P.S. Markat e modës së shpejt ju lutem prisni pak derisa ta vesh, para se ta nxirrni në treg”.

Por vetëm tre orë pas këtij postimi, marka e masës së gjerë “Missguided”, publikoi një kopje të fustanit, ndërsa paralajmëroi se do t’i jepte vetëm disa ditë kohë Kim-it para se ta nxirrnin në shitje.

Edhe kjo markë e prezantoi me anë të modeles shqiptare Arbenita Ismajli. Mirëpo Kim Kardashian paska marrë një vendim drastik duke ngritur një padi kundër kompanisë për të cilën pozoi Arbenita. Ylli 38-vjeçar i reality show-t kërkon 10 milionë dollarë shpërblim nga kompania, raporton TMZ.

nitte.png

 

Sipas burimit, dokumentet e paraqitura nga Kim u referohen rasteve të shumta ku Misguided ka publikuar versionet e veta të veshjeve që Kim ka veshur më parë.

Në padi, Kim Kardashian ka përfshirë fotot e postimeve të saj të mediave sociale dhe postimet e kompanisë pranë njëra-tjetrës, duke treguar ngjashmëritë dhe keqinterpretimin e tyre.

TMZ raporton se shpesh Missguided e etiketon Kim-in në postimet e saj në mediat sociale dhe përfshin edhe foto të saj duke u dhënë njerëzve idenë e gabuar se Kim është duke punuar me ta.

Madje para pak ditësh Kim bëri një reagim në rrjetet sociale për kompanitë e modës së shpejtë që rekalojmë kopje.

wror.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035839080810547