Arbenita Ismajli dhe Fero janë padyshim çifti më i përfolur i momentit në shtypin rozë shqiptar. Për këtë arsye vëmendja që ata marrin është tepër e madhe.
Në rrjete sociale çifti na e ka demonstruar me vepra se lidhja midis tyre është tepër e fortë dhe askush nuk mund t’i ndajë.
Mirëpo, pak kohë më parë Arbenita bëri një veprim, të cilën e klasifikoi si një prej atyre që bëjnë ‘të dashurat e çmendura xheloze’.
Modelja publikoi një foto të një vajze që i kishte dërguar Feros mesazhe në privat.
Vajza në fjalë ishte nje modele e cila reagoi për mediat dhe madje u publikua edhe një video mes saj dhe Feros në prapaskenat e një koncerti.
Edhe pse Fero dhe Arbenita pas kësaj ndodhie vazhdojnë lidhjen e tyre normalisht, modelja e cila quhet Serena siç duket nuk ka ndërmend t’i lë rehat. Së fundmi, ajo ka dhënë një intervistë për ’Panorama Plus’ ku ka zbuluar më shumë për lidhjen e saj me reperin Fero.“Faktikisht, isha në koncertin e tij në Shëngjin te Rana e Hedhun dhe pasi mbaroi koncerti, bëmë disa foto dhe video bashkë me Feron, dukeshim super apo jo?”, tha ajo teksa më vonë zbuloi se Arbenita u bë xheloze për shkak të fotos ku ajo shfaqej duke e puthur reperin.
“Po, pasi postova videon dhe foton që isha duke e puthur, ajo kishte postuar foton time ku unë isha aty vetëm 15 vjeçe për të më demaskuar, duke treguar xhelozi dhe kërcënim ndaj meje.”, përfundoi ajo.