Fero dhe Arbenita janë padyshim një prej çifteve më të njohur në shoëbizin shqiptar dhe pas një periudhe të lodhshme ata kanë nisur pushimet në Greqi.
Fero njoftoi pak ditë më parë se do të shkëputej nga instagrami për pak kohë deri në shtator, por kjo nuk vlen për Arbenitën e cila vijon të jetë aktive duke treguar se ku po pushojnë ata të dy.
Modelja ka postuar së fundmi disa foto ku shfaqet në super formë me një palë bikini në ngjyrë rozë teksa pozon nga ballkoni i resortit ku po qëndron.
Të gjithë mendojnë se fotot i ka bërë Fero, por në fakt nuk është kështu, pasi modelja e ka treguar se në fakt i ka bërë vete me opsionin “selftimer”.
Një nga ndjekësit në instagram i shkruan modeles: “Dua dikë që bën foto si Fero”, por modelja nuk ka nguruar të përgjigjet duke rrëfyer kështu se fotot i bën vetë me selftimer dhe madje ka zbuluar se Fero nuk di fare të bëjë foto.
“Është foto e bërë vetë, Fero ta shpif”, shkruan ajo duke e shoqëruar komentin me një emoji që qesh me lot.