Arbenita Ismajli dhe Fero janë një nga çiftet që janë vënë në qendër të shtypit rozë kohëve të fundit.
Që prej publikimit të një fotoje nga modelja se një fanse kishte pushtuar inbox-in e Instagram-it të Feros, gjëra të reja kanë dalë në dritë rreth çiftit.
Vajza e kërcënuar nga Arbenita vendosi të shprehë indinjatën e saj publikisht duke u shprehur se ajo ka të drejtën e saj si fanse të tregojë dashurinë dhe se për të çdo femër do të ishte xheloze.
Ndërkohë së fundmi po qarkullojnë në internet edhe disa foto ku Fero shihet të flasë me një vajzë të panjohur duke shkëmbyer mesazhe flirtuese.
Arbenita dhe reperi kanë preferuar të qëndrojnë të heshtur përballë këtyre lajmeve, mirëpo vazhdojnë të jenë mjaft aktivë në rrjete sociale.
Së fundmi, modelja ka publikuar një foto që shihet qartë se është majft simbolike. Ajo ka nxjerrë një bizhuteri në të cilën shkruhet “Queen” ose shqip “Mbretëreshë”.
Duekt qartë që Arbenita veten e saj e konsideron mbi çdo femër që po përflitet këto kohë se I vardiset të dashurit të saj, duke dhënë një mesazh se ka disa levele për të arritur në nivelin e saj.