Arbenita Ismajli u bë e njohur për publikun shqiptar pasi u lidh me reperin e njohur, Fero. Menjëherë modelja tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me tiparet dhe format e saj trupore. Arbenita jeton jashtë shtetit, aty ku po zhvillon karrierën e saj si modele. Ajo është kthyer në imazhin kryesor për disa linja veshjesh dhe është shumë aktive në rrjetet sociale ku publikon shpesh foto e video nga përditshmëria, por edhe nga jeta profesionale.
Së fundmi Arbenita na ka treguar një detaj që nuk e dinim më parë. Edhe pse jeton prej vitesh jashtë, ajo i ndjek spektaklet e humorit në Shqipëri, madje paska edhe një aktor të preferuar, pikërisht Albana Bogdon.
Modelja bukuroshe ka publikuar një video (të cilën tashmë e ka fshirë) nga një prej skeçeve të Albanos dhe bashkëngjitur saj ka shkruar “Jam fanse e çmendur e Albanos”.