Modelja Arbenita Ismajli dhe Fero po e përjetojnë dashurinë e tyre nga një lidhje në distancë.
Arbenita jeton në Britaninë e Madhe, ndërsa reperi Fero jeton midis Kosovës dhe Gjermanisë.
Sa herë që kanë mundësi ata takohen, madje festat më të rëndësishme i kalojnë në praninë e njëri-tjetrit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Arbenita ka treguar se si e pret Feron kur ai i thotë se po shkon që ta takojë.
“Unë kur i dashuri më thotë se po vjen”,- shkruhet bashkëngjitur fotos. Mediat kanë raportuar se para disa javësh ata i thanë po njëri-tjetrit dhe kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.