Reperi kosovar Fero vërtetoi se ishte kokë e këmbë i dashuruar me modelen seksi Arbenita Ismajli. Madje, reperi nuk e kishte aspak për turp ta pranonte dashurinë që kishte për modelen në publik. Arbenita e do aq shumë reperin saqë nuk duron aspak të thuhet asnjë fjalë e keqe për të.
“A je normal, shiko çfarë fytyre ke?”- shkruan njëri prej ndjekësve për reperin kosovar Fero.
Por modelja seksi nuk duron të flitet keq për partnerin e saj, ndaj i kthehet komentueses me shumë ëmbëlsi.
“Më të mirën në botë” – shkruan Arbenita.
Por çfarë bëri Fero? Ai nuk u acaruar aspak me fansin/fansen, por thjesht i mbështeti mendimin me një “like” të dashurës së tij, një mënyrë kjo për t’i thënë “Faleminderit që më mbrojte zemër”