Arbenita Ismajli është një nga modelet më të reja në botën e showbizzit shqiptar dhe një ndër më të preferuarat e publikut.
Emri i saj u bë kryesisht i famshëm që pas daljes publike si e dashura e reperit Fero. Bukuroshja shqiptare bie në sy për trupin e saj të bukur, ngjyrë çokollatë, si dhe tiparet e veçanta. Ajo shfaqet vazhdimisht natyrale, ndërkohë që merr pëlqime të shumta nga ndjekësit e saj në Instagram.
Së fundmi, ajo ka postuar një foto në llogarinë e saj të Instagramit ku shihet brenda një pishine në të cilën shfaqet provokuese.
Modelja pozoi nga pishina në të cilën po relaksohej, ndërsa foton e ka lënë vetëm me ngjyra bardhë e zi.
Fotoja e saj mori komente pozitive dhe pëlqime të panumërta në Instagram, ku u komplimentua edhe për bukurinë e saj natyrale.