Spektakli “Post Big Brother VIP Albania” solli përplasje të forta dhe diskutime të nxehta mes banorëve, ku një moment i veçantë ishte komenti i Arbrit lidhur me katërshen finaliste. Gjatë emisionit, Ledioni solli në vëmendje deklaratën e Arbrit, i cili u shpreh se, nëse do të kishte mundësi, do të kishte zëvendësuar Eglin me Gertën në finalen e madhe.
Sipas tij, Egli mori një mbështetje të madhe nga publiku, kryesisht falë lidhjes së saj me Gjestin, një marrëdhënie që u kthye në një nga dinamikat kryesore të lojës.
Ndërkohë, Arbri vlerësoi se Gerta kishte pasur një rrugëtim më të pavarur brenda shtëpisë, duke krijuar marrëdhënie dhe përplasje me shumë prej banorëve.
Do ta zëvendësoja Eglin me Gertën. Egli fitoi shumë mbështetje falë raportit të saj me Gjestin, ndërsa Gerta kishte dinamikë të fortë me të gjithë banorët dhe e shikoja më të spikatur në lojë
Edhe Ledion theksoi se Gerta ishte një nga banoret që kishte pasur debatet më të forta që në fillimet e programit, duke ndikuar ndjeshëm në rrjedhën e ngjarjeve në shtëpi.