INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arbër Hajdari jep 3 emrat e konkurrentëve që mund të jenë në finalen e Big Brother VIP 2

Arbër Hajdari jep 3 emrat e konkurrentëve që mund të jenë në finalen e Big Brother VIP 2

Publikuar më: 15:29 22-03-2023

Arbër Hajdari i cili edhe këtë Big Brother VIP 2 është në pozicionin e opinionistit ka treguar në “Wake Up” se cilët nga konkurrentët mund të shkojnë në finale.

Sipas tij, 3 nga banorët që mund të jenë pretendentë për të fituar është Luizi, Olta dhe Qetsori.

Neada Muçaj: Loja është në një pikë të nxehtë dhe ne pak a shumë e dimë se cilët janë lojtarët e fortë. Nëse ke parashikime, kush mendon se mund të jenë finalistët e këtij edicioni?

Arbër Hajdari: Do të them dy ose 3.

Neada Muçaj: 3 më mirë.

Arbër Hajdari: Atëherë po them që mendoj që është pa diskutim Luizi i pari, e dyta Olta dhe së treti po them Qetsori. Po them Qetsori në këtë fazë të lojës që jemi, por aty gjërat ecin shumë shpejt, aty situatat shkojnë shumë shpejt. Qetsori sot është mirë, po mundohet të bëjë lojë, javës që vjen mund të bëjë një budallallëk dhe mund të humbë çdo gjë që ka krijuar deri më tani, e njëjta gjë vlen edhe për banorët e tjerë. Po të jap tre emra, por do doja të kisha dhënë 2.

Neada Muçaj: Po Kiarën nuk e bërë pjesë të parashikimit.

Arbër Hajdari: Tani unë po flas për të fituar Big Brother. Tani Kiara ka hyrë për të fituar dashurinë. Dashurinë është duke e fituar. Në fakt ka nja një javë e gjysmë që ka filluar dhe të luajë, normalisht ka marrë informacion dhe ka parë Big Love. Ka parë komentet që 99% janë për Luizin dhe kur ka ndonjë koment Kiara edhe aty është Luizi.

Neada Muçaj: Po thua që ka kryer misionin e saj brenda kësaj shtëpie.

Arbër Hajdari: Mendoj që po.

Article Logic
Execution time: 0.0035650730133057