Ftesa e bërë Goran Bregoviçit për të kënduar në Korçë ka zgjuar reagime të ashpra jo vetëm tek publiku por edhe tek shumë fytyra tê njohura publike.
Një pjesë e madhe e këngëtarëve nga Shqipëria dhe Kosova kërkuan anulimin e pjesëmarrjes së këngëtarit serb dhe kur kjo nuk ndodhi ata anuluan pjesëmarrjet e tyre në këtë event.
Një prej tyre artistëve që ka reaguar ashpër së fundmi është edhe tenori i njohur shqiptar Ramë Lahaj. Përmes një postimi në rrjete sociale, ai i është drejtuar Kryeministrit Edi Rama duke shkruar se mund të ftohet çdo artist shqiptar për të kënduar në festën e birrës, madje dhe atë vetë, por jo një këngëtar që ka frymëzuar forcat serbe që vranë shqiptarët e Kosovës.
“Tregohu burrë një herë në jetë e mos na lëndo ma shumë. Mos na i qit krip plagës. Unë jam vet artist, e misioni i artistit është me ndjellë paqe përmes artit, por ky rast asht krejt ndryshe dhe ju e dini pse!”, shprehet tenori ndër të tjera teksa kërkon anulimin e koncerit të Bregovic.
Postimi i tij i plotë:
Edi Rama po të drejtohem në emnin e të gjithë kosovareve, anulo Goran Bregoviqin!
Ai dhe kangët e tij që ishin himni i çetnikëve serb për të prerë fëmijët, nanat, motrat, vëllezërit e baballarët tanë nuk mund t’ jene në Shqipni për të festuar në festen e birrës. Zgjidh ke të duash nga artistet me mua në krye, ani pse nuk këndoj në festa birrash, por po të vij unë dhe gjithë koleget pa asnjë lloj detyrimi, me festu së bashku me muzikën tone të bukur shqipe. Po jo me atë që neve na i prenë fëmijët në djep . Tregohu burrë nji here në jetë e mos na lëndo ma shumë. Mos na i qit krip plagës. Unë jam vet artist, e misioni i artistit është me ndjellë paqe përmes artit, por ky rast asht krejt ndryshe dhe ju e dini pse! E sa i përket renditjes se kush erdh i pari e kush i mrami kur Shqipninë e dridhi tërmeti, n’ ketë punë renditja asht krejt e pa ransishme! Shipnija asht bo sofra e shtrati jone at‘here kur çetnikët serb me kangët e Goranit na i ka përmys e djegë shpiat e baballarëve. Mos i rafte kurrë Shipnisë me u provu në të keq, se t’madh e t’vogël aty na ka. T’parlt! Thuaj jo Bregoviqit z. Kryeministër! Shipnisë nuk i ka hije me bo dasëm me dajre t’ çetnikëve.