“Për’puthen prime” u shoqërua me situata të tensionuara mes konkurrentëve por padyshim ajo që bëri zhurmë më së shumti ishte ardhja e konkurrentit të ri, Hysenit, i cili është ish-i dashuri i Alvisës.
Ai tha se nuk e dinte qe do të jetë edhe Alvisa dhe kjo e fundit u tensionua e u largua nga studio.
Shumë prej ndjekësve dhe publikut janë të bindur se kjo është një lojë e produksionit madje dyshimet i shton edhe një detaj interesant që është kapur.
Gjersa Alvisa kthehet në studio dëgjohet një zë si duket nga prapaskena që e mëson si të veprojë.
“Bëhu egoiste dhe sulmoje keq” janë fjalët e shqiptuara nga një zë mashkulli dhe kjo ka revoltuar ndjekësit që po akuzojnë produksionin për skenare.
Mund ta dëgjoni në minutën 00:52 të videos: