INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ardian Bujupi i thotë më vjen shumë keq që nuk jemi bashkë nëpër koncerte, Xhensila Myrtezaj i paralajmëron të gjithë për...[FOTO]

Ardian Bujupi i thotë më vjen shumë keq që nuk jemi bashkë nëpër koncerte, Xhensila Myrtezaj i paralajmëron të gjithë për...[FOTO]

Publikuar më: 08:33 04-08-2018

“Çika-çika”, titullohet bashkëpunimi i Xhensila Myrtezajt me Ardian Bujupin, këngë kjo e cila është pëlqyer shumë nga publiku dhe kjo e thënë duke pasi kjo këngë ka arritur plot 43 milionë views në YouTube dhe tashmë e identifikuar si një nga hitet më të pëlqyera të verës.

Por mesa duket fakti që tashmë ka sjellë në jetë vogëlushen Ajka do ti krijojë Xhensilës pak distancë nga koncertet dhe këtë shenjë nostalgjike bukuroshja e ka treguar vetë me disa postime në Instastory ku i drejtohet publikut me togfjalëshin: “Do më mungoni”.

Në komentet e shumta që ka marrë në postin e saj nuk ka munguar edhe ai i këngëtarit Ardian Bujupi i cili i shkruan: “Më vjen shumë keq që nuk jemi bashkë nëpër koncerte”.

Ndërsa Xhensila mesa duket i ka idetë e qarta për të ardhmen dhe ka programuar çdo gjë siç duhet.

“Kemi sezone të tjera koncertesh përpara”, shkruan Xhensila në komentin e saj.

Bëhuni gati njerëz! Mesa duket Xhensila nuk do të mungojë gjatë në skenë.../intv.al/

WhatsApp_Image_2018-08-04_at_09.16.24.jpeg

 

WhatsApp_Image_2018-08-04_at_09.16.23.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0037021636962891