INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ardian Çipa: Kjo është e vërteta e largimit tim nga detyra

Ardian Çipa: Kjo është e vërteta e largimit tim nga detyra

Publikuar më: 18:02 25-04-2017

Një furtunë shkarkimesh ka ndodhur ditën  e sotme në rradhët e policisë së shtetit. Por një nga shkarkimet më të bujshme ishte padyshim shkarkimi i Ardian Çipës nga posti i Drejtorit të Policisë për Sektorin e Krimeve në Policinë e Shtetit.

Ndërkohë pritet që ky shkarkim të pasohet dhe nga shkarkime të tjera në strukturën e policisë së shtetit.

Ardian Çipa në prononcimin e parë pas shkarkimit nga detyra u shpreh për portalin GSH.al se bëhet fjalë për një lëvizje normale në rradhët e policisë dhe se ai mbetet një efektiv i policisë së shtetit. Më tej ai shtoi se pret të marrë vesh postin e ri ku do të emërohet.

“Po. është e vërtetë që do të largohem nga detyra që kam mbajtur. Nuk është vendosur ende nëse do të jem në sektorin e Mbrojtjes së Dëshmitarëve, pasi ende nuk ka një urdhër konkret apo një vendim për pozicionin e ri. Jemi punonjës policie, herë do promovohemi dhe herë do ulemi në detyrë”, tha Çipa.

Ndërkohë, përflitet se Çipa do vendoset në krye të Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve.

Article Logic
Execution time: 0.0039122104644775