INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ardian Fullani ngre vetë padi. Po për kë?

Ardian Fullani ngre vetë padi. Po për kë?

Publikuar më: 10:27 10-02-2016

Ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, pasi u shpall i pafajshëm nga drejtësia, ka hapur vetë një gjyq në adresë të Bankës së Shqipërisë dhe Kuvendit.
Ai i ka paditur për shkarkim të padrejtë nga puna dhe kërkon disa paga si dëmshpërblim. Në padinë e tij kundrejt Kuvendit dhe Bankës, Fullani thotë se nuk kërkon kompensim financiar për ditët e qëndrimit në burg, por padia është ngritur vetëm për shkarkimin e padrejtë nga detyra.
Fullani u arrestua rreth një viti e gjysëm më parë me akuzën e vjedhjes duke shpërdorur detyrën për 713 milionë Lekë të reja. Më pas, kësaj akuze, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë votoi për shkarkimin e tij nga posti i Guvernatorit në vitin 2014, i cili u miratua edhe nga Kuvendi. Ardian Fullani fillimisht u arrestua e më pas Gjykata vendosi arrest shtëpie, ndërsa vendimi i fundit e shpalli të pafajshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0035080909729004