Ditën e djeshme, në segmentin “Ka një mesazh për ty” në spektaklin “E Diela Shqiptare” u trajtua rasti i Genta Pjetrit, një adoleshente, e cila vuante nga bullizmi për shkak të peshës trupore.
Me insistimin e shoqeve të klasës dhe Arditit, Genta u bind të shkonte në ballon e fundvitit me një nga djemtë që ajo do të zgjidhte.
Pasi zgjodhi një nga djemtë që Arditi kishte rreshtuar, Genta mori një premtim nga moderatori: Vetë Gjebrea do ta shoqëronte çiftin në ballo!
Arditi postoi para pak minutash një foto, ku shfaqej me dy të rinjtë dhe shkruan: “Shkëlqejnë sonte Genta dhe kavalieri i saj, Kevi. Shoferi e mbajti premtimin dhe i çoi deri në destinacion”.