Producenti i “Këngës Magjike”, Ardit Gjebrea ka treguar sot në “E diela shqiptare”, cilën këngë votoi në festival dhe jo nuk ishte kënga fituese e Albanit. Arditi tregoi se ka dy telefona dhe me të dy votoi Fifin dhe Brunon sepse ishte një nga këngët që ai donte në këtë festival.
“Unë kam dy celularë, njërin zyrtar, tjetrin privat, kam votuar për Fifin dhe Brunon, kam çuar nga një mesazh me të dy telefonat për ju të dy sepse ishte ai vrulli dhe ajo gjëja që unë thoja këtë dua në festival pavarësisht se si erdhi. Thashë ore edhe unë dua të fitoj dhe votova për ju të dy. Më fal Alban por thashë të vërtetën, pavarësisht se e dija që ti do ishe shumica e votuesve të publikut sepse ajo ndihet dhe ishe mbi 2 mije e ca telefonata e mesazhe, ishin për ty”, tha Arditi.