Ardit Gjebrea është një nga moderatorët më të suksesshëm në Shqipëri. Dita e sotme është një ditë e lumtur për familjen Gjebrea.
Sot, Arditi feston ditëlindjen e 56-të ku nuk kanë munguar urimet e shumta nga njerëzit e tij më të dashur, po ashtu dhe nga ashuruesit e tij.
Por, urimi që mori më shumë vëmendje ishte ai i djalit të tij, ku të gjithë e dimë që jeton larg Shqipërisë dhe në pamundësi për të qenë pranë njëri-tjetrit sot, Joni ka shkruar fjalët më të bukura për të atin në Instagram.
“Nuk ka fjalë që e përshkruan dashurinë që kam për ty. Edhe pse nuk jam fizikisht atje për të festuar sot me ty, shpirtërisht jam gjithmonë pranë teje. Gëzuar ditëlindjen heroi im”- i shkruan Joni.
Arditi është emocionuar shumë nga ky urim dhe e ka ripostuar në Instagramin e tij.