Këngëtari, kantautori, dhe moderatori i njohur i “E Diela shqiptare” Ardit Gjebrea feston sot 55-vjetorin e lindjes. Ai është një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar i cili ka sjellë në repertorin e këngëve tona disa perla të muzikës shqiptare. Një nga urimet më të ndjera që ai ka marrë ditën e sotme është padyshim nga djali i tij i madh Joni.
Ai ka publikuar në rrjete sociale një foto ku shfaqet vite më parë më të atin dhe krahas saj ka shkruar:
“Gëzuar ditëlindjen vëlla i madh,” duke e konsideruar kështu jo vetëm baba por edhe mik e vëlla të atin.