Moderatori Ardit Gjerbrea është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë vetë ai në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ku dhe ka treguar gjendjen e tij shëndetësore.
Ai ka thënë se nuk ka shumë temperaturë sakaq shpreh shqetësimin se do ta ketë shumë të vështirë qëndrimin në shtëpi. Gjebrea ka thënë ndër të tjera se emisioni ‘E diela shqiptare’ do të jepet të dielën ku ai do ta moderoj nga shtëpia virtualisht.
“Dita e dytë pozitiv. Nuk po obobo hem me temperaturë jo shumë të lartë. E ç’mund të bëjë njeriu i mbyllur në shtëpi? Mendon gjithmonë për punën dhe në fakt me gjithë vështirësitë që na përballi koha na zhvilloi instiktin e gjetjes së alternativës që në këtë rast do të thotë. E diela shqiptare do të zhvillohet të dielën, sigurisht bashkë por nga shtëpia”, shkruan prezantuesi.